LUSHNJE
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në Lushnje. Në orën 03:25 ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan.
Nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm është dëmtuar dera e ambientit apo qepeni.
BalkanWeb mëson se ambienti të cilit iu vendos lënda eksplozive është në pronësi të Arjan Alicos.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.
Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.
(BalkanWeb)