SHKODËR

Qarku i Shkodrës njihet gjerësisht si një bastion i së djathtes, dhe në këto zgjedhje demokratët me në krye drejtuesin politik të qarkut, Helidon Bushatin, shprehen të bindur se rezultati do jetë mëse i kënaqshëm. Vetë Bushati thekson në takime me të rinjtë, se në 25 prill, Ramës i duhet dhënë një shuplakë, për keqqeverisjen e këtyre 8 viteve. Të rinjte sipas tij do përcaktojnë edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve.

Drejtuesi politik i PS, Ilir Beqaj, gjithashtu gjatë takimeve që zhvillon me të rinjtë, deklaron se vota duhet të shkojë për socilistët, sepse ata tashmë e kanë eksperiencën e mirë për të bërë punë në këtë vend.

Agron Çela i LSI, gjatë takimeve që zhvillon me qytetarë të qarkut të Shkodrës, shprehet i bindur se kandidatët dhe programi që ka LSI, janë garanci e qartë e fitores së 25 prillit. Sipas tij, gratë dhe vajzat e Shkodrës, të përfaqësuara edhe në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të jetë për ndryshimin.

Cfarë mendojnë Bushati, Beqaj dhe Çela, se është pika më e fortë e partisë së tyre?

Drejtuesit politik të PD, PS, LSI flasin edhe për pikat më të dobta të kundërshtarëve respektive.

Cilat janë planet e partive politike për qarkun e Shkodrës? Cfarë është bërë deri më tani nga Partia Socialiste? Turizimi është kthyer në një kryefjalë të të 3-ja partive politike. Ilir Beqaj thotë se PS, ka punuar shumë gjatë këtyre viteve dhe ka bërë që Shkodra me zonat përreth të kthehet në një zone mjaft të frekunetuar. Ndësa Helidon Bushati dhe Agron Çela thonë se në programet e tyre, turizimi do të jetë parësor, për t’i dhënë qarkut Shkodër vlerën që meriton. Një problematikë kryesore dy drejtuesit politikë shohin ikjet masive të të rinjve, që sipas tyre kanë një shkak, Partinë Socialiste.

Cili është vlerësimi që Bushati, Beqaj dhe Çela, kanë për njëri tjetrin?

Cfarë mendojnë tre kandidatët për liderët e tyre politik? Cili është vlersimi që kane për ta?

A do të kandidojë Helidon Bushati, Ilir Beqaj, dhe Agron Cela, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse nuk mbajnë zotimet e tyre, përballë qytetarëve?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb