Kandidatja e PD për zgjedhjet e 25 prillit, Lediana Fratari zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Konfindustria.

“Një nga kauzat e mia në politikë është mbështetja e sipërmarrjes së ndershme. Ndaj bisedova sot me Konfindustria, një prej organizatave më të mëdha dhe më serioze të biznesit në Shqipëri.

Inxhinierët kërkojnë krijimin e “Urdhërit të Inxhinierit”, një status që do të zyrtarizojë edhe inxhinierin si profesionist, ashtu si është rregulluar ky profesion edhe në vendet e tjera.

Eksportuesit kërkojnë mbështeje për të dërguar prodhimet e tyre në tregjet e huaja.
Dëgjova dhe mbajta shënine. Duhet të mbështesim praktikën e bursës, si përcaktues të cmimit ne treg
Duhet të mbështesin ekportet dhe turizmin.Duhet të certifikojmë prodhimet tona me standardet europiane për të depërtuar në treget e huaja. Duhet të sigurojmë një mjedis të sigurtë ligjor dhe fiskal që investitorët, vendas dhe të huaj, të kenë siguri për të financuar projekte të mëdha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duhet të garantojmë transparencë maksimale që ligjet të bëhen për të mbështetur komunitetin e biznesit, dhe jo të bëhen ligje nominale për një sipërmarrës të caktuar. Unë jam e vendosur të jem zëri i këtij komuniteti, sepse unë nuk e shikoj biznesin si një lopë të ciliën shteti vetëm duhet ta mjekë, por e shkoj si kalin që tërheq karrocën e ekonomisë kombëtare.” u shpreh Fratari.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb