Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se një çetë e ka bërë plaçkë hapësirën ajrore shqiptare.
Balluku thekson se politika ka kapur disa kontrollorë, duke shtuar se askush nuk do i ndihmojë kur të japin përgjigje penale.
“Duan t’i paguajmë haraçin dhe t’i japim 4400 dollarë edhe kur ata nuk punojnë. më 2009, kontrollorët e trafikut ajror shqiptar, kurse tani nuk kontrollojnë kaq shumë. Prandaj, Kompania bën edhe investime, përpos se ka dhënë rroga. Kompania jep paga ekstravagante. Janë paga që nuk krahasohen me pagat e administratës.
E meritojnë sepse kanë përgjegjësi të madhe, deri sot kur vendosën që të vendosin tra dhe e kthyen në pronë private trafikun ajror të Shqipërisë. nuk janë tregtar të gjithë kontrolloret. Një pjesë e vogël e tyre është kapur nga politika. Mjeshtrat e politikës e bënë plaçkë. Një çetë e ka bërë plaçkë hapësirën ajrore shqiptare. Ata që kishin turne, bëjnë xhiro në korridore, që të mos i quhet braktisja e vendit të punës. ju keni braktisur punën dhe është dëshmitar gjithë Shqipëria dhe nuk do u ndihmojë askush kur të përgjigjeni penalisht”, u shpreh Balluku.
(Balkanweb)