KAKAVIJA
Një 20-vjeçar është arrestuar në Kakavijë pasi po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm. I riu nga Tirana iu kishte premtuar emigrantëve 200 euro në këmbim të transportit, por u kap në afërsi të Peshkëpisë.
Atij iu sekuestruan edhe automjeti me celularin.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Kakavijë
Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 20-vjeçari.
Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në afërsi të fshatit Peshkëpi, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
(BalkanWeb)