TIRANË

Policia e Tiranës po zhvillon një aksion në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se aksioni po kryhet për goditjen e një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Deri më tani, uniformat blu kanë shoqëruar disa persona, ndërsa vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: