Nga: ZONJA VJOLLCA*
2 qepë të vogla
2 thelpinj hudhër
5 kunguj të njomë
2 lgj vaj ulliri
800 ml koncentrat perimesh
100 gr djathë gorgonxola
100 gr krem kosi
Kripë
Piper te zi
Fillimisht presim qepën në kubikë sëbashku me hudhrat e grira dhe i kaurdisim në një tenxhere për 5 minuta. Më pas shtojmë kungujt të prerë në kubikë dhe i kaurdisim për 2 minuta. Shtojmë koncentratin e perimeve dhe i lemë kungujt të ziejnë për 8 minuta në temperaturë mesatare. Më pas e kalojmë supën në blender dore duke i kthyer përbërësit në pure. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe para se ta largojmë supën nga zjarri thërrmojmë djathin gorgonxola, e trazojmë lehtë duke shtuar dhe kremin e kosit. E servirim të ngrohtë pudrosur me piper të zi.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
