Dhjetëra femra në Gjermani kanë raportuar se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur mbrëmjen e Vitit të Ri.
Janë bërë më se 90 denoncime, përfshirë një akuzë për dhunim.
Shefi i policisë së qytetit në Këln, Wolfgang Albers, tha se meshkujt e përfshirë në sulme ishin arabë ose Afrika Veriore.
Këto incidente kanë shkaktuar debat të ashpër lidhur me sjelljen e azilkërkuesve në Gjermani.
Sulme ndaj femrave janë bërë dhe në Hamburg e Stuttgart.
Një 18-vjecare, viktimë e një sulmi seksual në Cologne përshkroi sesi u rrethua nga 30 meshkuj të inatosur që tërhoqën atë dhe shoqet e saj, duke u vjedhur madje dhe sendet personale.
Adoleshentja me emrin Michelle, doli në një televizion gjerman duke treguar natën e tmerrshme të ndërrimit të viteve kur doli për të festuar.
Michelle thotë se qyteti ku ajo lindi dhe u rrit nuk është më një zonë e lirë për femra.
Në alarm është vënë dhe qyteti i Dusseldorf ku të rinj gangsterë nga Afrika e Veriut janë shpërndarë nëpër qytet duke u kthyer në një kërcënim të hapur.
Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur “tmerr” për shkak të sulmeve seksuale dhe plaçkitjeve në qytetin perëndimor Këln.
Zyra e saj tha se kancelarja e ka thirrur prefekten e Këlnit, Henriette Reker, dhe i ka thënë që të bëhet çdo gjë e mundshme për dënimin e përgjegjësve “pa marrë parasysh origjinën dhe prejardhjen e tyre”.
Vitin e kaluar në Gjermani është shënuar numër rekord i emigrantëve.
(d.b/BalkanWeb)