KOSOVE

Fero dhe Arbenita folën për herë të parë për emocionet e të qenit prindër dhe zbuluan disa detaje rreth kësaj periudhe kaq të veçantë në jetën e tyre.

Ata presin që shumë shpejt të bëhen me një vajzë dhe në një intervistë me Skype për ATV në Kosovë treguan se s’mund të ishin më të gëzuar se kaq. Edhe pse Fero tha se fillimisht nuk e priste që të ishte vajzë, tani është mëse i lumtur.

“Nuk e prisja të ishte vajzë, por jam shumë i gëzuar që është vajzë. Kam folur me shumë njerëz që janë prindër dhe më kanë thënë që vajzat janë më të dashura për prindin”, -tha ai. Ndërsa shtoi se tanimë është i përgatitur për të qenë baba. “Në fillim s’më dukej e vërtetë, por, fillova ta besoja me kalimin e kohës, me kontrollet dhe gjërat e tjera. Jam shumë gati! Gati kam qenë gjithmonë, por tani jam shumë gati.”

Ndërsa Arbenita foli për pritjen e ëmbël dhe shqetësimet e vogla që vijnë me të.

“Në fillim kam pasur pak shqetësime, me të vjellat dhe gjërat e zakonshme, kam humbur pak peshë. Por në tremujorin e tretë është gjithçka në rregull. Tani presim dita-ditës…” -u shpreh ajo, ndërsa tregoi pak edhe nga ndjesitë e saj: “Është një ndjenjë shumë e veçantë, por dua të përjetoj atë momentin kur të lindë, që ta kem në krahë, sepse thonë që ai është një moment tepër i paharrueshëm. Dua të përjetoj atë moment dhe ndoshta mund të ta shpjegoj ndjenjën.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: