Dy persona kanë humbur jetën në bordin e një Tesla, për të cilën policia është e bindur që nuk kishte asnjë shofer që e drejtonte.

Mjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe në veri të Houston kur është përplasur me një pemë dhe ka marrë flakë. Kur policia mbërriti në vendin e aksidentit, një nga dy viktimat ishte ulur në vendin pranë shoferit dhe tjetri mbrapa.

Ezq3pnqveaedwrf
Ezq3pnqveaedwrf

Hetuesit ende nuk kanë konstatuar nëse sistemi i ndihmës së shoferit ishte në funksion në momentin e përplasjes. Në website, Tesla lajmëron që një sistem i tillë nuk e bën mjetit plotësisht të pavarur dhe që është akoma e nevojshme mbikëqyrja e shoferit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: