Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë tre persona, pasi kanë kundërshtuar me dhunë uniformat blu. Përmes një njoftimi zyrtar policia sqaron se teksa po patrullonin gjatë orës policore, në zonën e plazhit në Durrës, kanë evidentuar një lokal të hapur, brenda së cilës ndodheshin disa persona.

Në këtë moment, polica ka hyrë në lokal dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit, port re prej tyre nuk kanë pranuar t’i tregojnë, duke i kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Pas kësaj, policia ka bërë arrestimin e shtetasit H.B., 55-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, E. B. 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, këta dy shtetas janë identifikuar si vëllezër.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe shtetasi A.C., 37-vjeç. Veç arrestimit pronarit të lokalit, shtetasit E.P i është vendosur masë administrative 1.000.000 për thyerje të masave anti-COVID.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 13, Plazh, një lokal të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, brenda të cilit ndodheshin disa persona. Shërbimet e Policisë, pasi i kanë kërkuar shtetasve që ndodheshin brenda në lokal, dokumentet e identifikimit, 3 prej tyre nuk kanë pranuar t’i tregojnë, duke i kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit:
H. B., 55 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”; E. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” (vëllezër) dhe A. C., 37 vjeç, të tre banues në Durrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb