Prej një jave tashmë ‘arenën politike’ në vend e ka pushtuar debati dhe ethet e ‘patronazhistëve’. Report Tv, përmes një liste të siguruar ekskluzivisht, vërteton atë që ishte paralajmëruar edhe nga mazhoranca, por edhe nga të tjerë figura të rëndësishme politike, se edhe partitë e tjera opozitare kanë të njëjtën sistem si punë të përditshme të tyre. është një pjesë e gjithë asaj që zotëron PD, e cila nuk ka një database të plotë por të copëtuar.
E gjithë kjo histori vërtetohet se është një hipokrizi e nivelit më të lartë në radhët opozitës si ‘e rebeluar dhe revoltuar’ nga ‘përdorimi i tmerrshëm dhe skandaloz sipas saj i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë’ siç pretendonin ata.
Në të vërtetë e njëjta database, me të njëjtat të dhëna konfidenciale, me numra telefoni, karta ID dhe nga një patronazhist për secilin përdoret prej vitesh edhe nga Partia Demokratike.
Për të provuar vërtetshmërinë e dokumentit të mëposhtëm, në mënyrë të rastësishme Report TV ka zgjedhur 2 prej patronazhistëve të Partisë Demokratike, Jurgen Baçi dhe Besnik Çobaj, të cilët edhe përmes një kërkimi të thjeshtë në Facebook rezultojnë se bëjnë hapur fushatë elektorale për PD-në dhe Lulzim Basha.
Kujtojmë se paraditen e sotme konfirmimin e kësaj prapaskene që e njohin të gjithë e ka pranuar publikisht edhe gazetari i njohur investigativ Elvis Fundo. Ai shkruan se vetë e ka përdorur këtë database kur ishte pranë Partisë Demokratike./shqiptarja.com


Jurgen Baçi patronazhist i PD


