Në fillim Klopp dhe më pas Guardiola. Zërave kundër Super League i shtohen edhe dy prej emrave më të mëdhenj të trainingut, që për më tepër janë pjesë e klubeve themelues të këtij kompeticioni. Nëse trajneri i Liverpool ishte më I moderuar (“Njerëzit nuk janë të lumtur dhe këtë mund ta kuptoj”), ai i Manchester City nuk bën lojëra fjalësh. “Unë e mbështes klubin tim dhe e dua fakin që jam pjesë e tij. Por, sigurisht që kam mendimin tim. Do të doja që presidenti i këtij komiteti t’i shpjegonte botës se si është marrë ky vendim.

1. Revolucioni I Madh Lind Super League, Futbolli Europian Tronditet Nga Themelet
1. Revolucioni I Madh Lind Super League, Futbolli Europian Tronditet Nga Themelet

Pse janë zgjedhur këto skuadra për të luajtur në këtë kompeticion të ardhshëm ipotetik? Përshembull, Ajax që ka fituar 4 ose 5 Champions nuk është përfshirë? Sporti nuk është sport, nëse nuk ekziston raporti mes vuajtjes dhe rezultatit. Nuk është më sport, nëse fitorja është e garantuar. Nuk është më sport, nëse humbja nuk ka rëndësi”, ka thënë Guardiola, që më pas ka sulmuar edhe UEFA. “Ajo duhet të jetë e qartë, sepse mendon vetëm për vete në vendimet që merr për të gjithë. Leëandoëski nuk luajti kundër Paris SG, sepse u dëmtua me kombëtaren. Por UEFA vendosi që kualifikuesit ishte çështje e saj. Por, e pësoi vetëm lojtari”, ka thënë Guardiola.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb