Ishte një aventurë e rrezikshme dhe protagonistët e saj pritet të vuajnë pasojat pas dështimit. I pari që e pësoi ishte zëvendëspresidenti i Manchester United, Ed Woodward, i cili ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ai ka marrë përsipër përgjegjësitë, pasi negocioi me klubet e tjerë themelues të Super League. Ndërkohë, drejtuesit e klubeve të tjerë të Premier League, janë mjaftuar duke kërkuar ndjesë publike, dikush me status në rrjetet sociale, të tjerë me video si pronari i Liverpool, John Henry. “I kërkoj falje, tifozëve, lojtarëve dhe skuadrës” ka thënë ai.

Por mund të mos mbyllet me kaq. Tani kërkohet një “kokë e madhe” si ajo e Andrea Agnelli, presidenti i Juventus, një nga ideatorët kryesorë bashkë me Florentino Perez të Real Madrid.
Mediat italiane bëjnë të ditur se ai pritet të dorëhiqet si president i “Zonjës së Vjetër” pasi është e pamundur që ai të krijojë një raport të ri me UEFA.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb