Policia e Kurbinit ka arrestuar tre të rinj, pasi këta të fundit kanë tentuar që të vjedhin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç.
Sipas policisë, në pranga kanë tre persona, që akuzohen për vjedhje të mbetur në tentativë.
Njoftimi i policisë:
Kurbin, Lezhë
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, por falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë “, e kryer në bashkëpunim.
(Balkanweb)