Në listat e Aleancës për Ndryshim krahas emrave me eksperiencë në politike ka dhe portrete të reja në hapësirën zgjedhore. Ata janë njerëz me aftësi në profesion dhe me  kontribute të jashtëzakonshme në jetën e komunitetit. I tillë është modeli i Petrit Dodës nga Muhrri i Dibrës, i arsimuar për ekonomi me eksperiencë të gjatë në menaxhimin e sektorit minerar, atij hidroenergjetik dhe me ekspertizë ne  politikat e ekonomisë lokale

Petrit Doda kandidon i 32 -ti në listën e PD dhe Aleancës për ndryshim në Tiranë dhe ka një mbështetje të fortë në komunitetin dibran të kryeqytetit veçanërisht në Kamëz, Paskuqan, Laknas etj. z.Doda është humanisti i kudogjendur për ti dhënë zgjidhje çdo problemi të komunitetit.

Biznesmeni Doda është punëdhënësi i qindra burrave, kryefamiljarë, mbështetës i madh i të rinjve dhe investitor serioz që ka kontribuar në ndryshimin e infrastrukturës së disa zonave të thella në Dibër.

Në fushatën zgjedhore Petrit Doda nr 32 ka qenë në qindra shtëpi, ka takuar shumë njerëz të profesioneve dhe moshave të ndryshme, të cilët premtojnë votë masive për PD për të nxjerrë familjet e tyre nga kriza dhe veçanërisht votë për kandidatin Petrit Doda NR 32. Petrit Doda do të jetë zëri i komunitetit dhe avokat i njerëzve të thjeshtë , të punës e të vlerave në kuvendin e Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: