TIRANE
Futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe partnerja e tij Leonita janë bërë prindër për herë të dytë. Familja e tyre është shtuar sërish me një vajzë! Lajmin e ka bërë të ditur për ndjekësit vetë Graniti, duke publikuar dhe një foto me të voglën në krah.
“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy”, -ka shkruar ai, duke zbuluar se vajzën e kanë quajtur Laneya Xhaka.
Graniti dhe Leonita njoftuan se familja e tyre po zgjerohej vetëm 3 muaj më parë. Ata janë prindër edhe të një vajze 1-vjeçare të quajtur Ayana.
