TIRANE

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka ndarë një lajm të hidhur gjatë ditës së djeshme. Përmes një postimi të shpërndarë me fansat në rrjete sociale, ajo tregon se babai i saj ka ndërruar jetë.

Lajmi për vdekjen e të atit vjen një ditë pasi ajo u bë nënë për herë të parë. Lajmi për vdekjen e të atit vjen një ditë pasi ajo u bë nënë për herë të parë.

“Pusho në paqe babai im. Shpresoj që Zoti ta ketë bekuar me një vend në parajsë. Ti gjithmonë do të jesh në mendjen time”.

“Ju lutem që t’u tregoni gjithmonë njerëzve tuaj të dashur që i doni dhe gjithmonë përqafoni ata, ju kurrë nuk e dini se kur do të largohen”, kanë qenë fjalët prekëse të Arbenitës.

Raportohet se babai i Arbenitës ka qenë i prekur me COVID-19 dhe prej disa ditësh po trajtohej në Maqedoninë e Veriut.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb