FIER

Një përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier ka dalë me COVID-19 gjatë numërimit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se sekretari i LSI në KZAZ nr. 59 Kledjus Ahmeti ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Punonjësit e DSHP kanë mbërritur në KZAZ 59 në Fier duke i bërë testin e shpejtë, i cili ka dalë pozitiv. Vëzhguesi i KZAZ 59 kishte simptoma si ethe dhe temperaturë e ndërsa është larguar nga KZAZ-ja pas rezultatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: