VLORË
Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë mesditë në Vlorë, ku gazetari i “News24” dhe “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti, raportoi live. Një 18-vjeçar terrorizoi vlonjatët, teksa grabiti me armë një argjendari dhe u largua, duke qëlluar me armë.
Gazetari Mehmeti, i cili ndodhej në vendngjarje, duke rrezikuar edhe jetën, ka arritur të filmojë ekskluzivisht për “News24” dhe “BalkanWeb” edhe momentin e neutralizimit të autorit, pasi ky i fundit qëllon disa herë me armë.
Të shtënat dëgjohen edhe në videot ekskluzive të “BalkanWeb”, ndërsa shihen edhe momentet kur autori neutralizohet nga policia. I shtrirë në tokë, uniformat blu i vënë prangat autorit.
(BalkanWeb)