Bashkimi Evropian ka njoftuar të enjten se pesë shtete anëtare kanë dërguar ndihma mjekësore për Indinë që po përballet me valën shkatërruese të pandemisë së koronavirusit.

BE-ja ka dërguar gjeneratorë për të ndihmuar spitalet në furnizimin me oksigjen.

Përveç gjeneratorëve, pesë shtetet e BE-së kanë dërguar edhe ventilatorë, ilaçe antivirale dhe remdesivir.

India ka shënuar të enjten një tjetër shifër enorme, kur konfirmoi 379 mijë raste të reja të infektimit, duke e çuar kësisoj bilancin e përgjithshëm të të infektuarve në 18.3 milionë raste. Kjo shifër është njëherësh më e larta ditore e raportuar në gjithë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: