Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, jep një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Përmes një mesazhi në “twitter”, ambasadorja Kim thekson se demokracia kërkon liri të shprehjes dhe akses në informacione të faktuara e të sakta.

“Shtetet e Bashkuara riafirmojnë mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe akses në informacione të faktuar dhe të saktë, të siguruar nga media të pavarura”, shkruan ambasadorja Kim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb