Ky është momenti kur një gardian në Afrikën e Jugut, është duke luftuar me një bandë grabitësish të armatosur, të cilët lëshuan mbi makinën e tij të sigurisë mbi 30 plumba.
Sipas mediave të huaja, ish-snajperisti i policisë, Leo Prinsloo, po shoqëronte një ngarkesë me vlerë, me një makinë të blinduar tip “Toyota Land Crusier, kur u zu në pritë nga makina, që ishin plot me persona të armatosur.
Në videon e publikuar fillimisht dëgjohen disa të shtëna, ku si pasojë u dëmtua dritarja e makinës së blinduar.
Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është se si Leo, i cili ka mbi 12 vite në Shërbimet Speciale në Policinë e Afrikës së Jugut, qëndron i qetë gjatë sulmit.
(BalkanWeb)