VLORA
Një anije peshkimi është djegur në Triport të Vlorës mesditën e sotme. Policia njofton se pronari i anijes po kryente riparime në të.
Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe asnjë s’është lënduar përveç dëmeve materiale në mjetin lundures nga flakët.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)