Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 12,766, prej tyre 3612 fëmijë shqiptar të lindur jashtë vendin në 4 muajt e parë të këtij viti kanë përfituar nga pagesa universale e bonusit të bebes.

“12 766 fëmijë të lindur në katër muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin, shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur”,- thekson Manastirliu.

“Me programin tonë gjithëpërfshirës, po mbështesim familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në Shqipëria e Ardhmja Jonë”, -shprehet Manastirliu.

Në total që prej Janarit të 2019 janë 84,949 përfitues nga bonusi i bebes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb