Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar Fiter Bajramin me një foto me bashkëshorten e tij.
Berisha shkruan se sot pas agjërimit besimtarët musliman kremtojnë ditën e Fiter Bajramit.
Ai kërkon për një lutje dhe urim që Zoti të pranojë sakrificën e tyre e ta kthejë në paqe e mbarësi për familjet e kombin.
STATUSI NGA SALI BERISHA
Gëzuar Bajramin!
Te dashur miq, sot besimtaret musliman pas agjerimit te muajt te madhnueshem te Ramazanit kremtojne diten e bekuar te Fiter Bajramit.
Ju ftoj te dashur miq, te lutemi dhe te urojme nga zemra te gjithe se bashku qe i Gjithfuqishmi te pranoje sakrificen e tyre dhe ta kthej ate ne paqe, mbaresi e te mira, per ata, familjet e tyre dhe mbare kombin tone. Gezuar! sb
(BalkanWeb)