Në prag kolapsi ai që shpëton Atletico Madrid nga një fund i hidhur është pikërisht Luis Suarez. “El pistoliero” mban madrilenët e vegjël në krye pas një fitoreje me përmbysje kundër Osasuna. Gjërat u ndërlikuan jashtëzakonisht shumë teksa miqtë kaluan në avantazh në minutën e 76-të me Budimit. Atletico reagojë shpejt dhe minutën e 82-të Renan Lodi barazoi shifrat në 1-1. Gjashtë minuta më pas ishte Luis Suarez ai që përmbysi rezultatin duke mbajtur Atletico në krye, plus dy nga Real.

Real Madrid
Real Madrid

Nuk dorëzohet as Real Madrid, ekipi i Zinedine Zidane mposhti Bilbao në transfertë me rezultatin minimal 0-1 falë një goli të shënuar nga Nacho në minutën e 68-të. Festa e titullit kampion në La Liga zhvendoset në këtë mënyrë për në javën e fundit ku e vetmja gjë e sigurt është se titulli do të festohet në Madrid. Një humbje me përmbysje pësoi Barcelona në shtëpi përballë Celta Vigo. Lionel Messi kaloi blaugranët në avantazh por një dopjetë e Mina përmbysi shifrat në 1-2.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb