Një majmun në stacionin e trenit në Kanpur të Indisë ka bërë një gjest të pazakontë duke reaguar si njeri. Ai është sjellë si hero duke shpëtuar nga vdekja shokun e tij, i cili ishte shembur pa ndjenja në trarët e stacionit të trenit.
Rreth 20 minuta majmuni hero e ka fërkuar, goditur dhe kafshuar majmunin pa ndjenja.
Në fund ai e fut dhe e nxjerr disa herë nga uji, derisa majmuni rikthehet në jetë.
Video që tregon majmunin hero ka marrë qindra klikime, teksa ka emocionuar gjithë njerëzit përreth që kanë parë skenën.(da.xha/BalkanWeb)
