Të ftuarit në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë diskutuar për nismën për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Gazetari Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se tkurrja e LSI-së duket se e ka trimëruar Ramën. Ai shtoi se maxhoranca po tenton që të eliminojë ish-liderin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Arben Pëllumbi: Meta vuri Presidencën në shërbim të interesave të tiij politike. Ishte politikë ka qenë refraktare ndaj maxhorancës. Presidenti të mos nxisë dhunë verbale. Qëndrimet e Metës janë shumë të rënda, ne i cilësojmë si të tilla.

Jordan Daci: Një pjesë e argumenteve të presidentit duhet të ishin marrë parasysh. Maxhoranca nuk i mori parasysh qoftë edhe një dekret. Unë s’jam dakord që çdo ligj t’i kthehet Kuvendit. Ne kemi shumë ligje që kanë probleme të shumta, ka mbivendosje.

Alfred Lela: Pse Rama  mori iniciativën në këtë kohë, kur i ka dhënë paqe një pjese të opozitës, po e quajmë Metën opozitë. Në përplasjen Rama – Meta ishte muaj mjalti në kohë kolere. Ne i kemi parë të gjitha, kemi parë edhe ngjalat, në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Tkurrja e LSI e trimëroi Ramën, drejt finalizimit për të dërguar Lëvizjen Socialiste për Integrim për skrap. Të bësh këtë, do të thotë të heqësh liderin de facto të LSI-së.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb