Një varrezë makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e “Dajtit”, rreth orës 22:30.  Sipas njoftimit të policisë, mësohet se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 18.05.2021, rreth orës 22:30, në rrugën e “Dajtit”, ka rënë zjarr në një varrezë makinash, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb