TIRANË- Policia e Tiranës ka shpallur sot në kërkim shtetasin Mark Shpendi 26 vjeç, i cilësuar si anëtari i 10-të i Bandës së ‘Babagjyshëve’. Të shtunën ra në pranga edhe pjesëtari i 9-të i bandës, Edmond Selala,
Banda e “Babagjyshëve” është një grup i strukturuar kriminal me qëllim grabitjen. Organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se numri i personave të implikuar në këtë bandë është 13, nga 8 persona që dyshoheshin fillimisht. Policia ra në gjurmët e tyre gati 1 vit pasi grabitën një argjendari në një qendër tregtare, duke përfituar nga veshja e babagjyshit të Vitit të Ri.
Në kërkim:
Fatmir Pjetri, 28 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
Dritan Kola, 36 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
Saimir Kala, 31 vjeç, banues në Kurbin. Ndërsa një nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Artur Tafani, është vrarë në muajin korrik 2014 në Dibër të Madhe gjatë grabitjes me armë të dy argjendarive.
Mark Shpëendi 26 vjeç
(ma.ar/BalkanWeb)
