Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji, të ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “Neës 24” kanë diskutuar faktin që SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Zheji theksoi se lufta e Berishës është konsistente dhe bëhet për nder e dinjitet.

Lubonja komentoi edhe dënimin e Llallës, duke thënë se i duket një hipokrizi amerikane, pasi ish-kryeprokurori prishi interesa amerikane.

Artur Zheji:  Berisha zgjodhi të ketë fat tragjik dhe ndaj është bërë interesant. Berisha shprehet se do të shkojë në fatin e vet dramatik me dinjitet, ndaj bëhet i respektueshëm. Berisha zgjodhi të ishte, jo të harrohej.

Fatos Lubonja: Për mendimin tim, Berisha mund të ikte më herët dhe t’ja linte vendin brezit të ri. Amerikanët kanë investuar dhe duan pastrim, është edhe dora e Edi Ramës, që përherë është shitur që do pozitivitetin e Shqipërisë dhe e pengojnë të keqen. Për Adriatik Llallën, Kim tha drejtësia po funksion. A mendoni ju se korrupsioni i madh dënohet me dy vjet? Çfarë provash gjetën ata tek Llalla, me shtatë mijë euro që i gjetën a se di çfarë kishte. Kjo do të thotë që edhe amerikanët gabojnë. Në këtë rast, kemi hipokrizi amerikane. Për mua Llalla u dënua se prishi interesa amerikane. Edhe nesër, i thua Berishës ke korrupsion të nivelit të lartë dhe mund të mos i gjesh asnjë lloj prove. Amerika është e madhe, ka demokraci, por mos nënshtrohemi, të ndërtojmë demokracinë tonë.

Artur Zheji: Drejtësia amerikane godet nga një krah më shumë, tek ajo që është më e dobët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb