Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka reaguar për herë të parë për arrestimin e gazetarit Roman Protasevich në Minsk.
Lukashenko hedh akuza ndaj perëndimit duke thënë se keqdashësit brenda dhe jashtë vendit kanë ndryshuar taktikat.
Ai thotë se kjo është një luftë moderne hibride dhe jo vetëm e informacionit, por duhet të ndalet që të kthehet në luftë të xehtë.
Lukashenko thotë se perëndimi do të testojë gjithçka në Bjellorusi përpara se të kalojë më pas në Lindjen e Mesme për të bërë të njëjtën gjë.
“Siç e kemi pritur, keqdashësit tanë nga jashtë dhe nga brenda kanë ndryshuar metodat e tyre për të sulmuar shtetin. Ata kanë kaluar shumë vija të kuqe, kanë kapërcyer kufijtë e arsyes së shëndoshë dhe moralit njerëzor. Kjo nuk është vetëm lufta e informacionit, kjo një luftë moderne hibride. Është thelbësore të bëjmë gjithçka për të parandaluar që ajo të kthehet në një luftë të nxehtë.
Kjo është arsyeja pse ata kanë kaluar nga organizimi i trazirave në taktikat e mbytjes. Ata po kërkojnë vende të reja të prekshme dhe ato nuk po synojnë vetëm ne. Ne jemi një vend testimi për ta para se të lëvizin në Lindje. Ata do të provojnë gjithçka këtu dhe pastaj do të shkojnë atje, “-tha Lukashenko.
Disa ditë më parë një avion i Ryanair i linjës Greqi-Lituani u devijua në Bjellorusi pasi autoritetet vendase dyshonin për bombë. Avioni u ul në Minsk dhe në bord doli se ishte dhe gazetari kritik ndaj qeverisë së Lukashenkos, Roman Protasevich që ka një dënim në Bjellorusi me burg.
Ai u arrestua pas uljes së avionit teksa BE vendosi menjëherë sanksione ndaj Bjellorusisë. Po ashtu bota perëndimore po i bën presion Lukashenkos të lirojë gazetarin menjëherë.
(BalkanWeb)
