Disa vajza janë përfshirë në një sherr mes tyre, gjatë një ndeshjeje futbolli në SHBA.
Incidenti është regjistruar nga mediat, ku shihen disa vajza të paidentifikuara ende duke u përleshur mes tyre, madje duke mos kursyer as përdorimin e gotave me pije gjatë përleshjes, apo shkuljen e flokëve.
Meshkujt e pranishëm, shihen me telefonë në duar e duke filmuar të gjithë skenën.
Ajo që ka bërë habi në media, është fakti që sigurimi i stadiumit ndërhynë me shumë vonesë, vetëm atëherë ku në konflikt u përfshinë dhjetëra persona.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.
(BalkanWeb)