TIRANE

Që Tayna ka arritur një famë të madhe në trojet shqiptare e më tej kjo dihet. Por tani reperja shqiptare po merr edhe vëmendjen e yjeve ndërkombëtarë.

Ja rasti i fundit është ky. Tayna publikoi një video ku shfaqej duke kënduar këngën e Nicki Minaj dhe një faqe në Instagram e postoi, pa e ditur se video do binte në dorën e Nickit.

Reperja jo vetëm e pa videon, e pëlqeu, por edhe komentoi një emoji me sytë me zemra, duke treguar se i ka pëlqyer shumë reperja shqiptare.

Sigurisht që Taynës iu kënaq zemra nga veprimi i Nickit dhe tregoi ç’kishte bërë për të reperja me famë ndërkombëtare. Hapat e parë u morën, tani presim ndonjë bashkëpunim, pse jo.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb