Arratisje si nëpër filma ka ndodhur gjatë një seancë në Ohio të SHBA-ve. 44-vjeçari Donald Mullins, është hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë, gjatë seancës së tij dëgjimore.

Ai e ka pësuar rëndë këtë veprim, pasi ka marrë dëmtime të mëdha në trup, si dhe ka thyer këmbën. Ai është dërguar në Qendrën mjekësore Grant ku dhe po kuron plagët e marra.

Për çfarë akuzohet Mullins

Mullnis akuzohet për grabitje, e për këtë, gjykatësi Mark Serrott, i cili dhe relatoi seancën e dënoi me gjashtë vite burg. 44-vjeçari kërkoi kohë për të operuar çështje të paspecifikuara mjekësore para burgosjes së tij, por gjykatësi e kishte refuzuar këtë kërkesë.

Mullins ishte akuzuar pas një denoncimi se ai kishte sulmuar një 82-vjeçar dhe kishte vjedhur midis $ 400-500 nga xhepi i burrit. Sipas raporteve, ADN nga një ëmbëlsirë e lënë në vendin e ngjarjes e lidhi Mullins me krimin.

Mullins u deklarua fajtor për akuzën e grabitjes në mënyrë që Zyra e Prokurorit të Qarkut Franklin të heqë akuzat për vjedhje të rëndë, njoftoi Neësëeek. Mullins tani do të përballet me një akuzë shtesë për arratisjen nga salla e gjyqit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: