Deputeti i zgjedhur nga radhët e PD në zgjedhjet e 25 prillit, Ferdinad Xhaferaj, mbështet Lulzim Bashën në zgjedhjet për kryetar të PD, që do të mbahen më 13 qershor.

Xhaferaj shkruan në “Facebook” se Basha ka luftuar gjatë opozitës, si dhe gjatë muajit të fushatës, për të kthyer sadopak normalitetin në vend.

Në mesazhin e tij, ai thekson se garat dhe respektimi i cdo aspekti të tyre janë jo vetëm kusht për një demokraci funksionale, por edhe thelbësore për të garantuar një PD më të fortë dhe më të bashkuar pas 13 Qërshorit.

Mesazhi i Xhaferajt:

Në një vend ku cdo ditë luftohet demokracia dhe cdo parim i saj, sigurisht që përbën lajm ndjekja e rregullave të një gare krejt legjitime.
PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha kanë luftuar gjatë opozitës si dhe gjithë muajt e fushatës për të kthyer sadopak normalitetin në një vend ku jemi të vjedhur nga cdo parim moral dhe etik. Detyra institucionale si kryetar i PD Durres, vlerat e qytetit që përfaqësoj, shkollimi im si dhe eksperienca politike, më cojnë të jem në krah të cdo kandidati i cili vjen në emër të Partisë Demokratike.
Garat dhe respektimi i cdo aspekti të tyre janë jo vetëm kusht për një demokraci funksionale, por edhe thelbësore për të garantuar një PD më të fortë dhe më të bashkuar pas 13 Qërshorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb