BELGJIKA
Thierry Henry rikthehet tek Belgjika. 43-vjeçari francez do të jetë sërish pjesë e stafit të trajnerëve për të mbështetur Roberto Martinezin në synimin për të fituar Europianin e këtij viti.
Henry ka qenë asistent në vitet 2016-2018 teksa më pas u largua për të vijuar karrierën si trajner tek Monaco ku qëndroi vetëm një sezon.
Më pas francezi bëri një rikthim në Amerikë për të drejtuarin ekipin e Montreal Impact.
(BalkanWeb)