TIRANE – Ish-­kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim, nga një “qytetar dixhital”, i cili pretendon se njëri prej menaxherëve të Besnik Sulës, është emëruar drejtor i Policisë së qarkut të Korçës. Berisha i bën thirrje prokurorisë të hetojë këto denoncime, që sipas tij, flasin për kapjen kokë e këmbë të policisë dhe qeverisë nga bandat e trafikut të drogës.

“Qytetari dixhital denoncon emërimin e drejtorit të policisë së qarkut të Korçës, si njëri prej menaxherëve të Besnikut të falimentuar të Partisë, me qëllim që Beso të hapi linjë të re droge dhe të kontrollojë trafikun e saj.
Kështu pra, Saje Qorri jo vetëm njoftoi bandën e megatrafikut të drogës së Durrësit, që drejtohej direkt nga vëllai i Besnikut të falimentuar të Partisë, se denoncimin nuk e kishin nga ai por nga SHISH dhe prokuroria, por ai i dha Besos kontrollin e një linje tjetër kryesore të drogës, duke emëruar drejtor të policisë së Korçës, Ajetin e tij. Përveç këtyre, banditi me uniformë, Ajet Zyberi i ka telefonuar direkt vëllaçkos së Besnikut të falimentuar, në krye të grupit të megatrafikantëve të Durrësit, dhe i ka thënë se këtë (zbulimin) nuk e keni nga Saje Qorri, pra nuk është ai qe ju ka shitur por e keni nga SHISH dhe prokuroria.
I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të hetoje me përparësi këto denoncime që flasin për kapjen kokë e këmbë të policisë dhe qeverisë nga bandat e trafikut të drogës! sb”- shkruan Berisha.

DENONCIMI
“I nderuar Zoti Berisha dëshiroj të ju informojë se nga investigim i percipte me rezulyon se Drejtori i Policise se Korçës Ajet Zyberi është aksioner ne bizneset e Besnik Sules. Madje ka te punesuar edhe bashkeshorten. Ne deklarimet e pasurise se tij ka deklaruar kursimet që bashkeshortja ka kursyer nga puna tek Beso. Por burime konfidenciale ne policine e Korces thone se Zyberi i ka krijuar tetren te pershtatshem Sules per trafik te lendeve narkotike, madje shkojne dhe me tej, duke thene se Beso ka ndermjetesuar qe Zyberaj te vinte ne Korce thjesht per te hapur nje linje trafiku droge.”
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb