Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia brenda Spitalit Ushtarak të Tiranës, pasi është kapur me kanabis në xhep.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në pranga ka rënë i riu M. Idrizi, i cili ka bërë sjellje të dyshimta brenda ambienteve të spitalit.

Kanë qenë qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë që qëndron e stacionuar në hyrje të spitalit. Pas kontrollit fizik, 19-vjeçari i është gjetur dhe sekuestruar rreth 7 gram kanabis. Dyshohet se i riu merrej me shitje të kanabisit në zonën e spitalit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb