Vaksina ruse Sputnik V fillon prodhimin në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Nga nesër mbërrin substanca nga Rusia dhe Serbia fillon me dozat e vaksinës ruse.
Ministri në Qeverinë e Serbisë i ngarkuar me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, Nenad Popoviç ka garantuar se deri në fund të 2021 do të prodhohen 4 milion doza të Sputnik V vetëm në Beograd.
Ai sqaroi se kryesisht ato do të përdoren për nevojat e brendshme të Serbisë, por do të ketë përpjekje për ët ndihmuar edhe rajonin.
Shqipëria është një ndër vendet e rajonit që përdor vaksinën Sputnik V edhe pse ajo nuk është certifikuar ende nga EMA, autoriteti përgjegjës në BE.
(BalkanWeb)