Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD e LSI për qarkun Berat si të pabazuar në prova dhe në ligj.
Kolegji Zgjedhor shqyrtoi ankimimet për Beratin nga PD e LSI, të cilat ankimuan vendimin e KAS. LSI pretendon se nëse hapen gjithë kutitë e Beratit marrin 1 mandat dhe ankimoi vendimin për të miratuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.
LSI vijon të theksojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.
(Balkanweb)