Kosova ka arritur një fitore të vështirë në miqësoren e dytë ndaj Maltës.
Dardanët fituan 1-2 falë golave të Milot Rashicës. 24-vjeçari kaloi ne epërsi të tijët në minutën e 19-të, por në përfundim të pjesës së parë Dimech barazoi shifrat.
Në minutën e 84-t do të ishte Rashica që do të shënonte të dytin për t’i dhënë fitoren Kosovës.
Në fakt Kosova kishte planifikuar për këtë datë të luante një miqësore me Kazakistanin, por qeveria e tyre nuk lejoi përfaqësuesen e futbollit të udhëtonte në Prishtinë pasi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Në këtë rast, Kosova gjeti një zgjidhje të shpejtë duke caktuar miqësoren me Maltën në Austri.
(BalkanWeb)