Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është ndalur sërish te zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai e cilëson ato zgjedhje si “masakër” që sipas tij po rëndohet çdo ditë e më tepër.

Vasili nënvizon se masakra elektorale u nda në tre faza: 1. Përdorimin kriminal të të dhënave personale, 2. Votimin e shumëfishtë dhe 3. Vendimet e KAS, që sipas numrit 2 të LSI, janë të ndikuara politikisht.

Vasili thotë ndër të tjera se 25 prilli ende nuk është mbyllur dhe se opozita sipas tij disponon fakte që do të provojnë hapur “masakrën zgjedhore”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Gropa septike e 25 prillit vetem sa eshte hapur, fundi eshte larg!!
Masakra e 25 prillit vetem rendohet dita dites.

E gjithe struktura e ketij krimi mafioz shteteror eshte e qarte ne gjithe dimensionin e saj.
Krimi zgjedhor rilindas eshte ndertuar duke u bazuar mbi pandeshkueshmerine, qe e sjell Drejtesia e kapur.
I zbatuar ne tre faza:

1.Perdorimi kriminal i qindra mijra te dhenave personale, perjashtimi banditesk antikushtetues i dhjetra mije votuesve nga Greqia dhe Maqedonia, perdorimi i grupeve kriminale ashtu sic kulmoi me ngjarjet e Elbasanit dhe Kavajes, shperdorimi i dhjetra milione euro para’ publike, shperdorimi kriminal i administrates publike dhe sherbimeve te saj, blerja masive e votes me te gjitha format ishin veprimet e fazes perpara dates 25 prill.

2.Votimi i shumefishte ku nje zgjedhes votonte disa here, kutite e votimit me vota brenda me shume se sa votues, dhunimi i fleteve te votimit nga komisioneret rilindas dhe pavlefshmeria masive e votave karakterizuan manipulimin e dates 25 prill.

3.Veprimtaria e KAS si faza permbyllese e krimit zgjedhor, ku KAS refuzoi cdo ankimim te opozites megjithe faktet tronditese, KAS refuzoi dhunshem te kerkonte faktet qe zbardhnin teresisht krimin zgjedhor duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe duke vepruar si zorre qorre e qeverise rilindase.
Qindra fakte jane ne zotetim te opozites, dhe fakte te tjera te reja dalin ne vazhdimesi, qe provojne haptas masakren zgjedhore.

Iluzioni i rreme i rilindjes se me KAS-in dhe Kolegjin Zgjedhor si institucione te kapura kriminalisht mund te mbylle 25 prillin eshte vetem nje enderr me sy hapur.

Kjo masaker mafioze ka thelluar edhe me keq krizen shume te rende politike, sociale dhe ekonomike, ka thelluar zemerimin dhe polarizimin shperthyes mbarepopullor.

25 prilli eshte kthyer ne nje grope gjigande septike mafioze, qe vetem sa eshte hapur.
Demontimi, denoncimi dhe demaskimi i 25 prillit eshte rruga e vetme ,prioriteti i vetem dhe beteja e vetme, qe garanton themelin e demokracise, qe eshte vota e lire.

Askush te mos kete as iluzionin me te vogel se 25 prilli eshte mbyllur, 25 prilli eshte llogari e hapur dhe teper e rende me shqiptaret, qe vetem sa eshte hapur!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb