Qeveria holandeze ka dhënë një qëndrim mbi raport-progresin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Holanda vendos në theksin e saj krimet zgjedhore. Sipas qeverisë së saj, duhet të hetohen rastet e manipulimeve elektorale nga SPAK me shumë kujdes.
Po ashtu Holanda konstaton se Reformat e sundimit të ligjit janë shumë larg përmbushjes dhe përmend se ato do të jenë qendrore në procesin që vijon pas çeljes së negociatave.
‘’Qeveria holandeze konsideron të rëndësishme që rastet e manipulimeve elektorale të hetohen me kujdes nga SPAK. Gjithashtu, ekzistenca dhe rrjedhja e databases me të dhëna sensitive personale që kanë shkaktuar probleme të shumta dhe shqetësim parpara zgjedhjeve, duhet investigiar nga prokuroria. Raporti final I ODIHR mbi këto zgjedhje nuk ëahtë publikuar ende. Qeveria e konsideron të rëndësishme se çdo rekomandim në këtë raport të ndiqet në mënyrën e duhur.
ODIHR ka përmendur parregullsi, përfshirë edhe blerjen e votave që të denoncohen në Komisionin Zgjedhor dhe autoritete të tjera që ato të merren me këto çështje në mënyrën e duhur, 33 raste janë çuar parpara SPAK.
Reformat e sundimit të ligjit janë shumë larg përmbushjes dhe do jenë qendrore për procesin e gjatë që vjen pas hapjes së negociatave me Shqipërinë!’’- thuhet në dokument.
(BalkanWeb)