BERAT
Protesta e sotme e banorëve të fshatit Lumas,të cilët nuk janë ndalur asnjë ditë,ka degjeneruar në dhunë nga ana e policisë. Pasditen e sotme,policia,duke u kërkuar banorëve të lirojnë rrugën që kishin bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit,ka tërhequr zvarrë protestuesit si dhe ka dhunuar gra e burra.
Pamjet filmike,të siguruara nga vetë banorët e zonës,tregojnë qartë dhunën policore që nuk është ndalur mbi këta banorë. Gra e burra janë qëlluar,janë tërhequr zvarrë dhe janë dhunuar nga efektivët e policisë.
Sipas banorëve-disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të të tjerë janë shoqëruar forcërisht në Komisariat.Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2-muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit, për të penguar mjetet e firmës kontraktuese për ndërtimin e ujësjellësit. Banorët janë në proçes gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.
(BalkanWeb)