Italia është përfshirë nga rrebeshe të mëdha shiu, ku si pasojë janë përmbytur rrugët kryesore të qyteteve.
Situata alarmante paraqitet në Romë, ku në terren kanë ndodhen ekipet e emergjencës civile, të cilët po përpiqen të vendosin në normalitet situatën.
Uji i madh ka përmbytur rrugë e sheshe, ndërsa në zona të caktuara ka hyrë deri në shtëpitë e qytetarëve. Në një kopsht të qytetit, fëmijët janë izoluar për shkak të përmbytjeve dhe zjarrfikësja e ka të pamundur të futet për t’i shpëtuar. Në pamjet që janë bërë virale në rrjet, shihen rrugët e “pushtuara” nga uji që arrin në disa centimetra lartësi.
Lëvizja e makinave bëhet me mjaft vështirësi, ndërsa autoritetet po pranojnë qindra telefonata nga qytetarët që kërkojnë ndihmë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
(BalkanWeb)
