Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te mbikalimi i Saukut në Tiranë. Policia njofton se pesë makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë është plagosur një 28-vjeçarje.
Gazetarja Dorjana Bezat sjell pamje nga aksidenti në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se janë përplasur një kamion, një mjet tip “Range Rover” dhe tre automjete të vogla.
Tiranë/Informacion paraprak
Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)
