Deputeti i opozitës, Kostaq Papa ka sulmuar ashpër politikën shqiptare, ndërsa i ka akuzuar për situatën në vend.

Nga foltorja e Kuvendit, Papa tha se gjahu i sotëm politik është presidenti Ilir Meta.

“Sot duhet të diskutonim për përparimin e çështjeve të përparimit të vendit, por kemi ngelur në vend. Babëzia e çdo gjëje na ka lënë deri këtu. Gjahu juaj i sotëm politik ju erdhi në pritë. Herë e shihni si gjahtar dhe herë si opozitar. Klasa politik lëviz disa gurë shau. Këtë e tregoj dhe hetimi i tanishëm. Ju dhe ata gabuat duke dobësuar elemente të sigurisë kombëtare. Kjo klasë e papërgjegjshme mban peng popullin në atdhe, por mban peng dhe diasporën. Ka harruar Çamërinë. Shqipëria është vënë në sprovë.”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb