Një stuhi shiu ka përfshirë sot Atikën. Mësohet se stuhia përfshiu prefekturën e Atikës, ndërkohë që në Peristeri dhe Patisia deri në orën 15:00 u regjistruan respektivisht 48 dhe 45 mm shi.

Sipas Meteo.gr, shiu që ra brenda 40 minutash korrespondon me vëllimin e ujit që bie mesatarisht në një muaj pranvere në Atikë.

Në të njëjtën kohë, stuhia e shiut u shoqërua edhe me rrufe. Fundjava do të ketë mot të paqëndrueshëm në Greqi, ku parashikohet shi me stuhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: